FOTO/ E përdhunuan dhe e masakruan me thikë, kjo është 32-vjeçarja që u vra te ura “Dajlanit”
Luljeta Preza, gruaja që shihni në foto është 32-vjeçarja që mëngjesin e djeshëm u gjet e pajetë poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.
32-vjeçarja që thuhet se ishte punonjëse seksi humbi jetën për shkak të plagëve të marra me thikë. Në trupin e saj kishte shumë shenja dhune dhe plagë në bark dhe gjoks.
Preza dyshohet se është përdhunuar dhe më pas vrarë nga persona ende të paidentifikuar.
Ajo mbijetonte duke shitur trupin e saj dhe me ato para pastaj blinte drogë dhe ushqime rruge. Së fundmi ajo kishte filluar të kishte probleme me lëvizjen pasi thoshte se një makinë e kishte përplasur, por kurrë nuk shkoi në spital për të marrë vesh problemin që kishte.
Në media thuhet se 32-vjeçaren e shfrytëzonin të gjithë, jo vetëm tutori që e rrihte dhe i kërkonte para.
Në lidhje me vrasjen e saj deri më tani janë shoqëruar 17 persona por ende nuk dihet kush është autori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



