FOTO/ Ermali dhe Kejvina janë takuar dje pas lajmit të largimit të velinës?
‘Xing.al’ ditën e djeshme raportoi se velina Kejvina Kthella do të largohet në mes të sezonit nga emisioni.
Arsyeja ishte konflikti që ajo kishte me moderatorin e emisionit Ermal Mamaqi pasi nuk ka marrë vëmëndjen dhe dedikimin e duhur nga ai.
E pyetur nëse lajmi ishte i vërtetë Kejvina ka lënë të kuptohet nuk është e sigurt për largimin dhe madje mund të ketë sërish një rikthim.
Por ditën e djeshmë me anë të një postimi Kejvina Kthella zbuloi se ka qënë në të njejtin vend ku ishte dhe Ermali.
Të dy kanë postuar foto nga i njëjti restorant, duke na bërë të mendojmë se ndoshta janë ulur për të biseduar shtruar në lidhje me qëndrimin e saj në emision.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



