FOTO/ Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një person
Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Burime paraprake bëjnë të ditur se një furgon është përplasur me një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



