FOTO/ Gjergj Luca sulmon fizikisht kandidatin e PD, Boçi: Banditi i Ramës, agresion politik
Boçi është shprehur se Luca ka tentuar ta godasë.
‘Një agresion, sulm i Lucës. Këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër kundërshtarëve. Ky është një agresion politik. Vija nga një takim me përfaqësues të zonës. Në ikje, ky person fillon e sulmon me fjalë dhe pastaj në jnë përpjekje për të gjuajtur.
Me pas kercenoi me jete.
Përgjigjen këta njerëz do ta marrin çdo ditë dhe përgjigjen e madhe do ta marrin në datën 25 prill. Pasi skllavërojnë njerëzit, ata mendojnë se mund të sulmojnë çdo njeri.
Unë isha i vetëm, kur ai bashkë me disa roje të tij erdhi dhe më sulmoi. Bënte skena sikur ishte i armatosur, dhe sillej si një bandit.
Luca ka një histori të pasur me përplasjet në Labinot, ka rrëmbyer prona në Labinot, por nuk i ka hyrë gjë në këmbë, pasi i duket vetja trim se ka në krah Ramën. Këto trima, do të luten pas datën 25 prill’, tha gjatë deklaratës së tij, Luçiano Boçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



