E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ja hackeri lavazhier, me 9 klasë shkollë, çfarë ju gjetën në kompjuterin e tij. Emri
Lajme

FOTO/ Ja hackeri lavazhier, me 9 klasë shkollë, çfarë ju gjetën në kompjuterin e tij. Emri

Arben Bozhiqi u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale, të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Ai është vetëm 20 vjeç, me arsim 9-vjeçar dhe shpesh punonte në pikat e internet-kafes, por edhe si lavazhier.

Hetimi për të nisi pas denoncimit të një qytetari 6 muaj më parë ndërsa hetuesit e krimeve kompjuterike janë befasuar kur në kompjuterin dhe celularin e tij u gjetëm të dhëna për 1200 e e-maile, 400 kode për hyrje në adresat e rrjeteve sociale dhe si adresa të tjera me të dhëna të rreme. Policia i gjeti edhe foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur janë realizuar. Dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet hacker-imit të bisedave në rrjetet sociale dhe më pas përdoreshin për qëllimin e përfitimeve monetare.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se 20-vjeçari bënte shkëmbim adresash kundrejt pagesave dhe dyshohet se këtë aktivitet e ka nisur që në moshën 12-vjeçare.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.