FOTO/ Kjo është 28-vjeçarja nga Kavaja që ra në kanal me makinë
Aksidenti tragjik i mori jetën një tjetër gruaje të re këtë të premte. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kavajës, në zonën e quajtur Rruga e Varrezave. Rovena Cara, 28 vjeçe, humbi kontrollin e mjetit tip Golf në një rrugë dytëse në Kavajë.
Mjeti ra në një kanal me ujë, duke u përmbysur. Për pasojë, drejtuesja e mjetit, Rovena Cara ka ndërruar jetë në vendngjarje, pasi dyshohet se është mbytur nga uji.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se mund të mos ketë mbajtur dot mjetin në kontroll duke kaluar në një kthesë të rrugës. Ajo po kthehej nga prindërit e saj, ku kishte lënë fëmijën e mitur, ndërsa në momentin e aksidentit nuk ka pasur njeri tjetër në makinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



