E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO: Kjo është Edjona Sala, studentja shqiptare që humbi jetën dje në aksidentin te tuneli i Kalimashit
Lajme

FOTO: Kjo është Edjona Sala, studentja shqiptare që humbi jetën dje në aksidentin te tuneli i Kalimashit

Edjona Sala, studente shqiptare në Itali ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, si pasojë e një aksidenti ku u përfshi mjeti në të cilin ajo ndodhej dhe një tjetër. E reja ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.

Kjo është foto  e të resë, e cila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme.

Studentja që humbi jetën
Edjona Sala

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.

Euronews Albania ka publikuar videon e aksidentit tragjik, ku shihet si makinat me shpejtësi përplasen me njëra tjetrën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.