FOTO/ Ky është 60-vjeçari që humbi jetën në aksin Sarandë-Borsh
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Borsh.
60-vjeçari Jorgo Bitri, personi në foto, duke drejtuar mjetin e tij tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë 60-vjeçari Bitri ka humbur jetën dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët që po udhëtonin metë, shtetasit me iniciale L.K., 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç. Këta të fundit janë dërguar për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 05:30 në aksin ‘Sarandë-Borsh’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



