Foto/ Ky është autori që qëlloi me pistoletë sot në Don Bosko
Personi në foto është autori i ngjarjes së regjistruar mëngjesin e sotëm. Në orët e para të ditës së sotme, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Në këmbë, pa maskë dhe me pistoletë në dorë, personi shihet duke ecur i qetë. Ai ka qëlluar me armë drejt mjetit që drejtohej nga 42-vjeçari Rudolf Zefi.
Ky i fundit ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në kryeqytet atentatin e bërë ndaj tij. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, teksa pritet zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit. Rudolf Zefi ka deklaruar se në makinë ishte vetëm, teksa nga të dhënat paraprake, dyshohet se autori është një person që nuk ka dalë shumë nga burgu. Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



