E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është personazhi i Tik-Tok që i publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni
Lajme

FOTO/ Ky është personazhi i Tik-Tok që i publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni

 Altin Çoku flet për foton intime në Tik-Tok: Ma shpërndau një shok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë (11 shkurt) në Kamëz, ku një 27-vjeçare ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt i ballkoni të banesës ku jetonte me qira. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i identifikuar si Altin Çoku, personazh i njohur në rrjetet sociale.

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot se akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku, ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

altin coku policia kamez

Mësohet se 27-vjeçarja ishte  e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

altin coku

Altin Çoku

Njoftimi i policise

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.