E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është punonjësi i bankës  që përvetësoi 215 mijë euro përmes mashtrimit
Lajme

FOTO/ Ky është punonjësi i bankës që përvetësoi 215 mijë euro përmes mashtrimit

Lorin Xhelilaj, punonjës në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro.

Gjatë operacionit të koduar “Transporter” policia i sekuestroi 38-vjeçarit, 108 mijë euro.Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, Denis Buzali, me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë.

Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë “më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti”.

Në javët e fundit Buzali ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, Denis Buzali i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin.

Krimi Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga Buzali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.