E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ky është shqiptari që vdiq në burgjet maqedonase, u la në qeli edhe pse vuante nga…
Lajme

Foto/ Ky është shqiptari që vdiq në burgjet maqedonase, u la në qeli edhe pse vuante nga…

Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante nga kanceri, u la të vdiste në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë ndihmë.

Ngjarja e rëndë u bë me dije për Report Tv nga burime brenda burgut në Idrizov, sipas të cilëve 47-vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital, e nuk iu dha asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai vdiq në qeli pak pas mesnate.

Sakaq familjarët tregojnë se lajmin e hidhur e kishin marrë vesh përmes telefonit, ku ishin njoftuar se 47-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Shqiptari vdiq në burgun maqedonas nga kanceri, nëna e pikëlluar kërkon të zbardhet ngjarja: Sëmundjen t’ia gjejnë ata, as një aspirinë s’ka pirë në jetë

“Ngjarjen e morëm vesh përmes telefonit. Kishte 7 vite burg. Ishte në burg për lëndë narkotike. As një gram nuk i kapën. Ka 3 fëmijë. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ministri i Drejtësisë u mundua, kërkoi që të lirohej. Ambasada shqiptare tentoi, por s’e liruan.”, tha vjehrri i viktimës.

“Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm 2 muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg”, thonë burimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.