E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky ështê zyrtari që dekonspiroi aksionin e policisë
Publik News

FOTO/ Ky ështê zyrtari që dekonspiroi aksionin e policisë

Eduart Hasani, do të përballet me drejtësinë, pasi nga hetimet rezultoi se teksa këqyrte vendin e ngjarjes, fotografoi arsenalin e armëve dhe shpërndau fotot te kolegët.

Detajet e aksionit që u mbajt sekret nga Policia e Shtetit u publikuan në News 24 bashkë me fotot e armëve të sofistikuara, që u sekuestruan në një ambient afër një hoteli në pronësi të një biznesmeni të njohur. Fill më pas nisën hetimet për zyrtarët e policisë. Në krye të herës, katër punonjës policie u pezulluan nga detyra, por më pas dy prej tyre rezultuan se nuk kishin asnjë lidhje me dekonspirimin e aksionit. Ata u rikthyen në detyrë.

Tashmë pas një viti e gjysmë Eduart Hasani është njohur zyrtarisht me akuzën dhe pritet që brenda pak ditësh dosja t’i dorëzohet gjykatës. Për të njëjtën ccështje, është ngritur akuzë edhe për zyrtarin tjetër, Edvin Gjyli. Por duke qenë se ai po hetohet edhe për vepra të tjera penale, dosja për të u veçua.
Ndërkohë, Policia ende nuk ka mundur të hedhë dritë mbi faktin se kujt i përkisnin armët e kalibrit të lartë, ndërsa nuk dihet nëse ato janë përdorur në ngjarjet e rënda të ndodhura vitet e fundit në Elbasan. Asokohe dyshimet ranë mbi një grup kriminal operon në trafikun e drogërave të forta në Holandë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.