E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Makinat bëhen copash në Pogadec, ka të plagosur
Lajme

FOTO/ Makinat bëhen copash në Pogadec, ka të plagosur

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, duke lënë tre persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në rrugën e Tushemishtit, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi P. H. u përplas me makinën e shtetasit R. P.

aksidenti pogradec

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi R. P. dhe dy pasagjerë që ndodheshin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, P. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

aksidenti4

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy automjetet. Efektivët e policisë ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident.

aksidenti3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.