E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/  Meta në kafazin e xhamit, Monika Kryemadhi brenda sallës së gjyqit!
Lajme

Foto/ Meta në kafazin e xhamit, Monika Kryemadhi brenda sallës së gjyqit!

Ilir Meta ndodhet prapa kafazit prej xhami të GJKKO kur pritet të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë.

meta kryemadhi ne gjyq

Presidenti i PL ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi teksa futet në sallën e gjyqit bisedon me një efektiv policie.

Seanca ishte parashikuar për në orën 09:30 por u shty për në 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat.

Sjellim në vëmendje se gjatë seancës së mëngjesit, presidenti i PL-së Ilir Meta u përplas ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.

Meta ka hedhur akuza ndaj tyre teksa ndodhej në sallën e gjyqit.

Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK-u e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.