E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Planet e Veliajt për ngritjen e një mega-kulle të re në zemër të Tiranës, mbi lulishte
Publik News

FOTO/ Planet e Veliajt për ngritjen e një mega-kulle të re në zemër të Tiranës, mbi lulishte

Sot në Tiranë po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”.

Kryebashkiaku i Tiranë e ka shpërndarë videon ku po paraqiten projektet me këtë shënim:

“Tirana Multifunctional Center”- Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim tejet ambicioz në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë “.

Ndër prezantimet, vihet re ndërtimi i një kulle shumëkatëshe në zemër të kryeqytetit, pas Teatrit të Operas dhe të Baletit, për të cilin arkitekti drejtues që e prezantoi tha se ishte mbështetur në traditën shqipptare e konkretisht, në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Sikurse shihet nga pamjet, kulla e re që propozohet ngrihet pikërisht mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.