E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Po riparonte llambat e ndriçimit, humb jetën punonjësi i Bashkisë Elbasan
Lajme

FOTO/ Po riparonte llambat e ndriçimit, humb jetën punonjësi i Bashkisë Elbasan

Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan që u rrëzua gjatë riparimit të llambave elektrike në rrugë.

56-vjeçari Eduart Balliu ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Elbasanit.

Ai u aksidentua në lagjen “5Maji” kur koshi i vinçit u shkëput teksa ai ishte duke riparuar llambat e shtyllave elektrike.

Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, ndërkohë që menjëherë u dërgua në spital, por nuk ia doli.

Ankesa e qytetarëve:

Ky person quhet Eduart balliu..punonjes prane bashkise Elbasan…ka nderruar jete sot ne moshen 56 vjecare pasi eshte rrezuar nga vinci i bashkise ne momentin qe po bente nderrimin e llampave ne nje shtylle ne lagjen 5 maji..vinc i viteve 80…ju lutem beni verifikimet tuaja por 1000 per qind e sigurte..anonim ju lutem

Njoftimi i policisë Elbasan:

Informacion shtesë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.