E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Policia përplaset me banorët në Thumanë-Kashar, lirohet njëri krah i autostradës
Lajme

FOTO/ Policia përplaset me banorët në Thumanë-Kashar, lirohet njëri krah i autostradës

Protesta1

Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës janë bërë bashkë dhe kanë protestuar kundër faktit që ata nuk kanë një hyrje-dalje në autostradë.

Qytetarët kanë bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë i pamundur për pak kohë.

Më ndërhyrjen e policisë është liruar qarkullimi i autostradës Thumanë-Kashar tashmë, duke qenë të lira të dyja anët e rrugës.

Protestuesit kanë thënë se do të protestojnë sërish. Policia u përplas me banorët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Qytetarët shprehen se nuk kanë hyrje-dalje dhe se për të hyrë në rrugë, duhet që të shkojnë në Rinas. Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës thanë se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty.

Qytetarët kanë thënë se protesta nuk është politike, por është e tyre. Banorët kanë thënë se do rikthehen sërish, derisa problemi i tyre të gjejë zgjidhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.