E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptaro-greke e hajdutëve në Greqi, vodhën 800 mijë euro bizhuteri
Lajme

FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptaro-greke e hajdutëve në Greqi, vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Një bandë shqiptaro-greke është goditur nga policia greke. Ky grup kryente vjedhje nëpër argjendaritë e Athinës. Në dy prej argjendarive që ata kanë bastisur dyshohet se kanë marrë mall me vlerë 800 mijë euro.

Policia ka sekuestruar 1 armë kallashnikov, 6 mijë euro, 4 pistoleta, armë gjahu, maskë silikoni me të cilën kryenin grabitjet, si edhe bizhuteri të vjedhura nga grupi. Mediet greke shkruajnë se si pjesë e grupit janë arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë dhe 3 grekë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e grupit.

Një nga shqiptarët, ka qenë më parë i dënuar në Greqi me 71 vite burg për disa vepra penale, por ishte arratisur më 24 gusht nga burgu i Tyrinthas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.