E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/   U arrestua në Bari, ky është Agron Tufa  i dënuar për vrasjen makabre të Kejsi Hysës
Lajme

FOTO/ U arrestua në Bari, ky është Agron Tufa i dënuar për vrasjen makabre të Kejsi Hysës

Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje është arrestuar në Bari të Italisë. Tufa akuzohet se ka vrarë me dashje Kejsi Hysën.

Kujtojmë që masakrimi i Kejsi Hysës në vitin 2018 dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit.

Gjithë dinamika e ngjarjes është treguar nga Hysni Rama. Pas humbjes së një ngarkese droge viktima i kërkoi paratë dhe konfliktet kanë kulmuar në një parcele me hashash që disponohej nga Rama dhe Tufa, të cilët mbasi e vranë i vodhën varësen e floririt dhe orën Rolex dhe e varrosën.

Por para se ta varrosnin, policia sqaron se Hysës i është djegur edhe trupi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim.

Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit “Informacioni”, kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R.,  ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.