FOTO/U dhunua brutalisht nga pronari i “Stockholm”-it Ferhat Kaja
Pamje të rënda janë publikuar nga spitali, ku pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, shfaqet me syrin e nxirë dhe hematoma në fytyrë, pas një sulmi të dhunshëm fizik të ndodhur mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji”.
Sipas burimeve policore, autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat Kaja dhe një i afërm i tij, të dy të shpallur në kërkim. Dyshohet se ata janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi përplasja.
Ngjarja ka pasur një përshkallëzim të menjëhershëm verbal që më pas degjeneroi në dhunë fizike brutale, duke lënë Kasajn me dëmtime të dukshme në fytyrë, siç duken edhe në fotot e publikuara.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, duke lënë të kuptohet se konflikti mund të ketë lidhje me informacione të dhëna ndaj institucioneve për zaptimin e hapësirës publike nga lokali “Stockholm”.

(Ferhat Kaja)
Biznesmeni Laert Kasaj, njëherësh pronari i restorantit “Tokyo” është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Shkak i sulmit ndaj biznesmenit Kasaj është bërë një shkrim denoncues tek JOQ, ku denoncohen disa lokale në Deliorgj, që kishin zënë hapësirat publike. Mes lokaleve të denoncuara ishin edhe ‘Tokio’ e Laert Kasajt, por edhe ‘Stockholm’ e Ferhat Kajës. Megjithatë, agresorët kanë pretenduar se Kasaj i ka raportuar tek JOQ dhe Edi Rama, kur në artikullin e JOQ ishte edhe lokali i vetë Kasajt. Sipas kësaj logjike, Kasaj ka raportuar veten e tij.
Ferhat Kaja dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në fushën e grabitjes së pronave me dokumente false në bashkëpunim me Elvis Roshin, pastrimit të parave, kanosjes, mashtrimit me taksa etj. Pa punuar asnjë ditë dhe sapo kaloi adoleshencën, emri i Ferhat Kajës figuron në transaksione të dyshimta dhe investim të parave të pista në biznese në Tiranë. Vetëm përballë Parkut Olimpik, një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, Ferhat Kaja është pronar në letra i pasurive me vlerë qindra mijëra euro, me burime të errët.
Kur ishte vetëm 22 vjeç, Ferhat Kaja rezulton pronari i një lokali pranë Kompleksit Dinamo, një investim qindra mijëra euro. Gjithnjë pa burime të ligjshme të ardhurash, Kaja ka ngritur një rrjet lokalesh Stockholm në Tiranë, duke zaptuar edhe hapësirat publike, korruptuar policinë dhe IKMT.
Një raport sekret vëzhgimi e ka skeduar Kajën si një nga fijet e pastrimit të parave të Eldi Dizdarit, shqiptari i parë që ngriti kartelin e kokainës. Por, vetëm SPAK mund të japë një përgjigje të saktë se lekët e kujt pastron Ferhat Kaja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



