E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Vëllezërit nga Shkodra  që u arrestuan me  2 mina me telekomandë
Lajme

FOTO/ Vëllezërit nga Shkodra që u arrestuan me 2 mina me telekomandë

Jesar Shabaj, 20 vjeç banues në Tiranë, por edhe në Shkodër në Postribë, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, Jasar Shabaj, 23 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kishin planifikuar që të kryenin atentate me eksploziv.

Policia thotë se në kuadër të operacionit ‘Brothers’ ka sekuestruar 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Dy vëllezërit dyshohet se ishin pjesë në një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë.

Minat përgatiteshin në mënyrë artizanale për t’u përdorur më vonë për atentate.

Dyshohet se lënda shpërthyese ishte përgatitur për larje hesapesh mes bandave, ose e porositur nga persona të tjerë për ndonjë atentat të mundshëm.

Dy të rinjtë janë nipat e ish kreut të njësisë Administrative Postribë, Altin Shabaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.