E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO-VIDEO/ Po shkonte në punë, si vdiq në aksident punonjësi i Burgut
Lajme

FOTO-VIDEO/ Po shkonte në punë, si vdiq në aksident punonjësi i Burgut

Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur pranë fshatit Spiten, ku janë përfshirë tri automjete. Në një prej makinave të aksidentuara po udhëtonte Arjan Bejtja, 37 vjeç, banues në Shëngjin.

Përplasja rezultoi fatale për 37-vjeçarin, që mësohet se është punonjës i Burgut të Shënkollit në Lezhë. Gjithashtu, nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë.

I riu që mbante detyrën e shefit të Regjimit të Brendshëm në Burgun e Shënkollit ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bejtja mësohet se në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar për në punë. aksident

“Në autostradën Lezhë-Laç, në vendin e quajtur kryqëzimi i Spitenit, mjeti me drejtues shtetasin Z.Sh., banues në Laç, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.B.,37 vjeç, banues në Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia.

12

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.