Foto/ Voltan Shkulaku, pronari i lokalit që fshiu kamerat pasi u dhunua Egli
Ngjarja ka ndodhur kur Egli u thirr në lokal nga Denis Meçe dhe një grup personash, ku më pas u sulmua fizikisht. Sipas burimeve, dhuna ka ndodhur brenda lokalit dhe më pas Egli është nxjerrë jashtë dhe është lënë aty pa ndihmë. Ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është se, pas incidentit, pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë ose hard disku i tyre është marrë, duke lënë vend për spekulime se Shkulaku mund të ketë bashkëpunuar me autorët për të fshehur provat.
Gjithashtu, ka dyshime për një bashkëpunim të mundshëm midis pronarit të lokalit dhe policisë për të manipuluar deklaratat dhe për të devijuar hetimet. Ndërkohë, Voltan Shkulaku është parë duke shëtitur i qetë nëpër Pogradec, ndërsa incidenti vazhdon të ngjallë zemërim dhe shqetësim të madh në komunitet.
Ky rast po ngre pikëpyetje serioze për integritetin e procesit hetimor dhe përfshirjen e mundshme të autoriteteve në mbulimin e ngjarjes. Banorët dhe opinioni publik presin që drejtësia të veprojë me transparencë dhe që të gjitha palët e përfshira të mbahen përgjegjëse për veprimet e tyre.
Është zbardhur dëshmia e pronarit të lokalit ku dyshohet se u dhunua Eglantin Proga nga autori i dyshuar i krimit, Denis Meçe.

Sipas, Voltan Shkulakut
ai nuk ka parë asgjë në momentin që ka ndodhur përplasja mes viktimës dhe 29-vjeçarin, duke shtuar se kamerat në lokalin e tij nuk kishin regjistruar asgjë.
Ai ka pretenduar se 42-vjeçari Egli Proga ka qenë në gjendje të dehur dhe kur ndodhi sherri ishte në banak.
“Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë”, ka rrëfyer Voltan Shkulaku.
Ai është shprehur se viktima kishte gjak në fytyrë dhe se në bisedën e fundit që kanë bërë bashkë, Egli i kishte thënë që “jam i mërzitur, do ta mbyll lokalin fare”.
Dëshmia e pronarit: Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Igli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë.
Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se ;do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



