E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOLAJM/ Kryebashkiaku i Bulqizës prezanton rrugën e çuditshme në formë kanali!
Lajme

FOTOLAJM/ Kryebashkiaku i Bulqizës prezanton rrugën e çuditshme në formë kanali!

Fotografitë e një “rruge” të pazakontë, e cila sapo është ndërtuar në një fshat të Bulqizës, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo pasi siç mund të shihet nga fotot, nuk bëhet fjalë për një rrugë të vërtetë dhe me standarde, por një improvizim me dy korësi betoni dhe që ka formën e një kanali.

Kryebashiaku Lefter Alla e ka “reklamuar” rrugën në rrjetet sociale, duke u shprehur se ajo është bërë vullnetarisht nga banorët pasi bashkia i mundësoi bazën materiale.

“Në lagjen Zoge në Dragu Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve. Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës. Bashkia Bulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara. Bashkë për Bulqizën tonë!”, shkruan kryebashkiaku.

Ka nga ata që e vlerësojnë përpjekjen ndërsa të tjerë ironizojnë përmes komenteve sikundër është ajo e një qytetari që shkruan: “O Lefter paske bërë korsi edhe për gomarin”.

Ndërsa nuk mungojnë edhe postimet humoristike nga faqe sarkastike apo gazetarë të njohur, që e krahasojnë rrugën me vizat e kokainës, apo shprehen se ajo mund të kthehet në një atraksion turistik për zonën.

1
2

3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.