E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotolajm/ Luizi  shpallet fitues i BBV dhe merr çekun prej 100 mijë euro
Lajme

Fotolajm/ Luizi shpallet fitues i BBV dhe merr çekun prej 100 mijë euro

Luizi u shpall fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer çmimin e madh. Publiku shqiptar me shumicë votash, vendosi të shpallë Luizin fitues të këtij edicioni, si banori më i preferuar nga masa.

Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri.

Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar.

Loja e tij mori rrjedhë tjetër kur u dashurua me Kiara Titon, me të cilën kurorëzoi dashurinë pak minuta më parë në Bashkinë e Tiranës.

Lidhja e tyre ka qenë ngjarja më e përfolur prej 4 muajsh, histori e cila lindi ngadalë por u finalizua me martesë.

Ky Big Brother mbërtheu përpara ekranit miliona shqiptarë, të cilët nisën ditën me këtë spektakël dhe e mbaruan po me të.

Formati gjigand ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave, shtypit të shkruar, por edhe i rrjeteve sociale përgjatë 133 ditëve, duke e kthyer Big Brother Vip në fenomen.

Luizi më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij, të cilën shpesh herë e ka përsëritur brenda shtëpisë.

Prej kohësh ai ka thënë se nëse shpallet fitues i këtij edicioni, ka dëshirë të fikë dritat e shtëpisë.

Pas shpalljen së Luizit si fitues, ai hyri sërish në shtëpi dhe fiku dritat e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.