Fotomontazh/ Hasan Rasha, xhaxhai i Klodian Rashes
Familjarët e viktimës Klodian Rasha, 25-vjeçarit që humbi jetën sot si pasojë e dy të shtënave të policisë, kanë thënë se djali i tyre nuk ka pasur armë me vete.
Duke folur për mediat, ata kanë sqaruar se Klodiani nuk kishte as probleme mendore, por kurohej me anti-depresantë.
Si ndodhi ngjarja
Sot, më datë 8 dhjetor në orët e para të mëngjesit pas mesnate, efektivi 25-vjeçar i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar mbi moshatarin e tij Klodian Rasha, pasi nuk iu bind urdhrit të ndalimit.
Dy plumbat (1 në shpatull dhe 1 në kokë) kanë qenë fatal për Rashën, duke i marrë jetën. Ndërkohë efektivi i policisë është arrestuar dhe akuzohet për Efektivi, është arrestuar nga kolegët e tij pasi nga veprimet paraprake hetimore, akuzohet për veprën penale “Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.
Ndërkohë, Prokurori Klodian Braho ka përjashtuar Policinë e Tiranës nga hetimet për këtë ngjarje.
Mësohet se Nevaldo Hajdaraj është baba i dy fëmijëve të mitur. Ai dy javë më parë është transferuar te Forcat Shqiponja pasi punonte në Komisariatin nr.5 në Kamëz.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



