E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotot/ Çfarë po ndodh 7 orë pas protestës, Arta Marku mbërrin në kryeministri
Politikë

Fotot/ Çfarë po ndodh 7 orë pas protestës, Arta Marku mbërrin në kryeministri

Makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Bombat molotov, mbi fasadën e kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe më pas në zonën e parlamentit, flakadanët dhe përballjet e protestuesve me gazin lotsjellës të lëshuar nga Policia e Forcat Speciale, numëruan rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues të ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu. arta-marku-4

 

Mes tyre për disa orë edhe sekretari organizativ i PD, Said Dollapi. Ky i fundit u godit barbarisht me shkopinj gome nga Forcat Speciale pasi ishte rrëzuar në tokë.

Makina e Arta Markut shihet të hyjë në kryeministri nga hyrja që përdoret zakonisht për delegacionet. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj vizite dhe nëse zonja Marku është takuar me kryeministrin apo sekretarin e përgjithshëm te Kryeministrisë. Një vizitë arsyet e së cilës mund të bëhen të ditura me vonë nga vetë zonja Marku apo pritësi i saj./Balkanweb/

arta-marku-1arta-marku-2arta-marku-3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.