E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Kozakut të ” TIK TOK”,  i djegin makinën luksoze: Po nuk e gjeti shteti autorin, do e gjej vetë
Lajme

FOTOT/ Kozakut të ” TIK TOK”, i djegin makinën luksoze: Po nuk e gjeti shteti autorin, do e gjej vetë

Një automjet luksoz tip “Mercedes AMG” i është vënë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë. Mjeti i djegur është në pronësi të personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçi.

Ai ka reaguar në lidhje me djegien e makinës përmes disa postimeve në InstaStory, ku ka treguar se makinës i është vënë flaka rreth orës 04:00, teksa  paralajmëron se nëse nuk i gjejnë autoritetet autorët, atëhere aui do i gjejë vetë, pasi sipas tij, kjo është e disata herë që i ndodh.

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruan ai.

Nga pamjet e publikuara anga vetë Kozaku, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia bën me dije se pasojat janë vetëm materiale dhe se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.