Fotot me kominoshe, Berisha fakton mashtrimin e Ramës me gazetarin Andi Bejtja
Kompania e naftës ka ardhur që në 2010-n!
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka demaskuar me një seri fotografish, mashtrimin e fundit më të madh thënë publikisht nga kryeministri Edi Rama se “sapo” kishte firmosur një kontratë me një investitor të madh strategjik.
Por, Berisha i ka bërë një përgënjeshtrim flakë për flakë në Facebook duke i publikuar fotot ku shfaqet vetë i veshur me kominoshet e naftëtarit. “Në serialin e 33 genjeshtrave që tha në emisionin “Opinion”, Edvin Kristaq Mashtrimi, kjo është vetëm njëra prej tyre! – shkruan ish-Kryeministri. – Andi Bejtja e pyeti: “Më thuaj një investitor të vetëm të huaj që ka ardhur në Shqipëri këto 6 vitet e fundit!” – Rama, pasi përdridhet, gënjen duke thënë: Ka ardhur Kompania Shell! Këto ditë firmosëm një kontratë me të!” Dhe Berisha pa vonuar ka publikuar njërën pas tjetrës si fakte të pakundërshtueshme, fotot e mëposhtme me këtë shënim: “Kompania gjigante e naftës Shell ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2010. Fotot janë të datës 27 tetor të vitit 2012 dhe tregojnë një vizitë time në pusin e kompanisë në zonën e Shpiragut, në të cilin u gjetën rezerva të mira nafte të lehtë!”



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



