Franca përgatitet për protestat “historike” të 1 Majit: Rreth 1 milion njerëz pritet të dalin në rrugë
Më shumë se një milion njerëz mund të dalin në rrugë në Francë për demonstratat “historike” të 1 Majit kundër reformave të pensioneve në vend.
Sindikatat synojnë të përdorin të hënën për të treguar se nuk e kanë braktisur luftën kundër reformës së pensioneve të qeverisë, që kërkon rritjen e moshës së daljes në pension, nga 62 në 64 vjeç.
Autoritetet kanë parashikuar që nga 500,000 deri në 650,000 njerëz mund të protestojnë në të gjithë vendin, duke përfshirë 80,000 deri në 100,000 në Paris.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



