FRANCË/ Flinin në një shtëpi të braktisur, kapen gjashtë shqiptarë
Policia franceze ndërhyri në Forestou, Brest, për të zhvendosur gjashtë shqiptarë që rrinin për disa javë një shtëpi të lënë bosh nga pronarët e saj, të cilët kishin lëvizur prej saj.
Sipas portalit, Letelegramme.fr, shërbimet e prefekturës, së bashku edhe me policinë e kryen operacionin në qetësi.
Një familje me fëmijë u dëbua, duke u sistemuar në një hotel në Landerneau. Të tjerët po mbështeten nga një shoqatë. Shërbimet shtetërore po studiojnë gjendjen e tyre administrative.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



