E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” : Kosova jashtë loje!
Bota

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” : Kosova jashtë loje!

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një analizë me titullin “Kosova jashtë loje”, në të cilën analizohet historia e gjatë e konfrontimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me aleatët perëndimorë. Analiza vëren se në të vërtetë po ndodh një kokëfortësi që dëmton Kosovën në mënyrë të qëndrueshme. “Kurti ka humbur mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si një faktor destabilizues në Ballkan, edhe pse Beogradi nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij pengues ndaj zgjidhjes së konfliktit në Kosovë”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, tregon se Brukseli po shton presionin ndaj Kosovës për të përmbushur pozicionin e tij të fortë. “Brukseli dhe Uashingtoni janë të zemëruar që Kurti po ndjek axhendën e tij në konfliktin për veriun e Kosovës… Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se rreziku i eskalimit rritet me çdo ditë. Ata, me masat e tyre, duan të vendosin Kurtin nën presion të madh për të organizuar zgjedhje në veri dhe paraqitjen e propozimit për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për të qëndruar i palëkundur ndaj konfrontimeve. Megjithatë, ai nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa iu përgjigjur kërkesave nga Uashingtoni dhe Brukseli. Prishtina është e varur afatgjatë, si nga aspekti ekonomik ashtu edhe diplomatik, ndaj perëndimit.”

Në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt, në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet se pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe. “Qeveria kosovare është e shqetësuar, dhe jo pa arsye, se një entitet serb paralel do të krijohet në territorin e Kosovës, i cili është nën kontrollin e Beogradit, dhe në të vërtetë shumë pjesë të politikës së serbëve në Kosovë drejtohen drejtpërdrejt nga Beogradi… Vuçiq, si protagonist kryesor i një politike ruse dhe kineze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.