E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fredi Beleri merr lejen, niset të hënën për Strasburg për t’u betuar si eurodeputet
Lajme

Fredi Beleri merr lejen, niset të hënën për Strasburg për t’u betuar si eurodeputet

Fredi Beleri do të udhetojë të hënën drejt Strasburgut për t’u betuar si deputet në Parlamentin Europian. Një komision i posaçëm pranë burgjeve i ka ndezur dritën jeshile duke miratuar lejen e tij me qëllim që të udhetojë jashtë vendit.

Vendimi sapo është miratuar pavaresisht se mediat greke që prej ditës së djeshme e bene publik një faktë tillë. Aktualisht janë duke u diskutuar modalitetet, pra momenti se kur Beleri do të lërë qelitë e burgut dhe ku do të duhet të rikthehet serish.

Fredi Beleri u dënua per korrupsion në zgjedhje dhe ndonëse rezultoi fitues në garën e Vendoreve të 14 majit nuk mundi të marrë mandatin e kryebashkiakut të Himarës. Në 4 gusht në Himarë zhvillohen zgjedhjet e reja. Vangjel Tavo i PS garon perballë Petro Gjikurisë kandidat i opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.