E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika nga sulmet e Iranit, Aeroporti i Tiranës merr vendimin urgjent
Lajme

Frika nga sulmet e Iranit, Aeroporti i Tiranës merr vendimin urgjent

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se janë ndërprerë përkohësisht fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubai.

Sipas njoftimit të aeroportit, vendimi është marrë për arsye sigurie dhe lidhet drejtpërdrejt me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, si dhe me mbylljen e hapësirave ajrore në disa zona të rajonit. Pezullimi i fluturimeve do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet aeroportuale u kanë bërë thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar udhëtime drejt këtyre destinacioneve të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të marrë informacion të përditësuar mbi rezervimet, rimbursimet apo alternativat e mundshme të udhëtimit. Sipas TIA-s, çdo zhvillim i ri lidhur me rifillimin e fluturimeve do të bëhet publik menjëherë sapo situata të qartësohet.

Vendimi vjen në një moment kur tensionet mes Izrael dhe Iran janë rritur ndjeshëm, duke krijuar shqetësim për sigurinë e trafikut ajror në rajon.

Fluturimet direkte mes Tiranës dhe Tel Avivit u vendosën vetëm vitin e kaluar, si rezultat i rritjes së kërkesës për udhëtime mes dy vendeve. Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët izraelitë.

Megjithatë, përshkallëzimi i fundit i konfliktit në rajon pritet të ndikojë përkohësisht në këtë fluks turistik dhe në lëvizjet ajrore mes vendeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.