FRIKË dhe ankth në Bashkinë e Tiranës, të tjera arrestime priten

Në Bashkinë e Tiranës ka rënë hija e zezë pas zbulimit të skemës korruptive që u ka vjedhur jo pak po miliona euro shqiptarëve të varfër.

Drejtorë, zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit kanë përfunduar pas hekurave për abuzime masive në tendera që kapin shifrën e 20 milionë eurove.

Në Bashkinë e Tiranës, janë edhe 17 drejtorë të tjerë të modelit të drejtorëve “5D” e të drejtorit strategjik Dritan Delija; po kështu në bashkitë Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Korçë e nëpër ministri; ku ka drejtorë përbindësh korrupsioni.

Dokumenti , fakton se në Bashkinë e Tiranës, ka drejtorë të tjerë që sajojnë dhe marrin tenderë miliona Euro nëpërmjet kompanive të tyre, të cilat pas emërimit në detyra, aksionet i kanë fshehur te të afërmit, siç vepruan drejtorët e grupit “5D”.

Dritan Delija, tjetër drejtor i Bashkisë Tiranë që i ka

Më 2 prill 2024, Bashkia e Tiranës ka njoftuar në Buletinin e Prokurimit Publik, se kompania “Kuadr.Com Sh.p.k” ka fituar tenderin e radhës me vlerë të dyfishtë 94 milionë lekë me TVSH, për t’i dhënë çadra me qira Ndërmarrjes së Dekoreve dhe Eventeve të kësaj bashkie.

Kjo kompani është krijuar më 3 tetor 2017 nga Dritan Delija, kur ka qenë Ekspert i Grupit Parlamentar të PS në Kryesinë e Kuvendit; aksione të cilat i ka mbajtur deri më 9 shkurt 2019 kur ishte Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, e qëndroi deri më 30 nëntor 2020.

Përtej kësaj skeme, njerëzit kryesorë të kësaj afere janë bashkëpunëtorë të ngushtë, njerëzit më besnikë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Por afera nuk mund të mbyllet vetëm me drejtorët. Hetimet vazhdojnë dhe priten të tjera arrestime.  Të gjitha këto duket se i kanë futur frikën deri në palcë zyrtarëve dhe punonjësve të tjetër të bashkisë.

Kjo vërehet gjatë një takimi që Veliaj ka zhvilluar një ditë më parë ku prezantonte projektin për Bulevardin e Ri.

Asnjë fytyrë e qeshur. Të gjithë të nxirë. Fotot e publikuara vetë nga kryebashkiaku tregojnë që të gjithë të pranishmit janë me hije në fytyrë. Asnjë nuk buzëqesh. Mërzia e frika duket tek të gjithë.

Arrestimet u "kallin datën" zyrtarëve/ Hija e zezë

Foto nga takimi

Arrestimet u "kallin datën" zyrtarëve/ Hija e zezë

Foto nga takimi

Arrestimet e drejtorëve të Veliajt duket se i kanë “kallur datën” punonjësve.

Drejtorët e Veliaj u arrestuan pasi SPAK zbuloi me fakte dhe prova të gjitha shkeljet, abuzimet, vjedhjet që ishin bërë në Bashkinë e Tiranës.

Emrat e drejtorëve të tij si Mariglen Qato apo Redi Molla i kanë lidhjet e tyre deri tek inceneratorët.

Inceneratorët janë megavjedhja e shekullit, afera që ka rrjepur qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve.

SPAK po vijon hetimet. Themelet e Bashkisë dhe shtetit janë tundur nga zbulimi i vjedhjeve.

Publikuar nga Publik Media