E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frrok Çupi: Shqipëria nuk ka për tu anëtarësuar në BE
Lajme

Frrok Çupi: Shqipëria nuk ka për tu anëtarësuar në BE

Gazetari Frrok Çupi,  e quajti Bashkimin Europian si një trup të sëmurë, që shumë shpejt mund të vdesë.

Për këtë ai e argumentoi qëndrimin e tij me Samitin e Triestes, samit që sipas Frrokut dha shenjën për vendet e Ballkanit, që të formojnë një traktat të përbashkët sepse anëtarësimi në BE është i pamundur. Ai u shpreh se në mbledhjen e kryeministrave të rajonit në Durrës më 26 gusht, kjo gjë u ri-tha.

Për gazetarin Çupi, Shqipëria nuk ka për tu integruar në BE, dhe se në Europë nuk ka më burra shteti.

“Bashkimi Evropian e di shumë mirë që Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së. BE-ja po shkon drejt vdekjes saqë as vetë ata nuk ia gjejnë diagnozën.  Unë i ndjek zhvillimet në mënyrë intensive. Në Evropë ka një mungesë totale uniteti. Në Evropë nuk ka burra shteti më. Nuk ka më as ata të ‘91-n. Evropa ndodhet përpara dilemave shumë të mëdha, çarjeve shumë të mëdha. Praktikisht, presidenti i Francës kërkon më shumë bashkëpunim se sa Evropë dhe të tjerët kërkojnë më shumë Evropë. Mua më duket se kanë fituar këta më shumë Evropë.

Këta janë të frikësuar nga fenomeni Brexit dhe Trump, ndërsa konservatorët e djathtë herë pas here mbeten në vend dhe pastaj përparojnë më shumë, tregojnë nervozizëm. Kështu, Tusk, Juncker, Mogherini kërkojnë më shumë Evropë tani dhe e kërkojnë me premtime në Shqipëri dhe në kufijtë e Rusisë. Madje, një javë më parë Juncer i dha Erdogan se 70 mln turq do të jenë pjesë e Evropës. Ne po mashtrojmë popullin shqiptar si Moska dikur, që thonë rri me Moskën se do të zgjohet.”, – tha Çupi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.