Fshehu pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arben Nela
KPK ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra prokurorin e rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Arben Nela ka kryer fshehje pasurie.
Arben Nela u mbrojt ne daten 18 Korrik, kur doli para KPK, duke thënë se nuk e ka fshehur pasurinë, por llogaritë nuk janë bërë siç duhet.
Vetingu/ Ç’konstaton KPK për prokurorin e Tiranës, reagon Arben Nela: Nuk kam fshehur gjë
Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë, u perball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ne daten 18 Korrik.
Trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko u shpreh se “deklarimi i pasurive nga prokurori Arben Nela nuk është i saktë”.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Arben Nela ka kryer fshehje pasurie.
Arben Nela u mbrojt duke thënë se nuk e ka fshehur pasurinë, por llogaritë nuk janë bërë siç duhet.


Konstatimi per pasurine
Ka nje aprtament me sip 99 m2 ne pronesi te Arben Neles dhe bashkeshortes se tij me vlere 41 mije euro. Blerja e ketij apartamenti eshte blere nga pagat e Neles dhe bashkeshortes se tij qysh prej vitit 1999 dhe nje hua marrje prej 25 mije eurosh nga motra e bashkeshortes. Sa i perket shumes 25 mije euro nuk eshte qarte si eshte marre kjo shume dhe si eshte shlyer. Ka nje banese me siperfaqe 121 m2 ne Lanabregas qe eshte ne pronesi te Neles. Ka mungese te burimit te ligjshem financier per blerjen e truallit. Nga hetimi i KPK doli ne perfundimin se ka mosperputhje ne deklaraten e vetingut te 2017. Ka mosperputhje te vleres se deklaruar per ndertimin e baneses 3 kateshe, e te atit te Neles, nderkohe qe ai ka vetem nje kat, pjesa tjeter eshte e te atit dhe vellezerve. Ka mungese dokumentacioni nga babai i Neles.
Reagon prokurori
Ne deklaraten e pare para KPK prokurori ka theksuar se ka bere deklarim te sakte.
“Kam deklaruar saktesisht pasurite, nuk kam kryer fshehje dhe deklarim te rreme”- ka thene ai.
Personi huadhenes eshte motra e bashkeshortes, e cila sipas tij ka patur te ardhura me burime te ligjshme. Nga viti 2000 deri ne 2006 ka patur nje shume prej 270 mije euro me burime te ligjshme.
“ILDKPKI ka paraqitur nje raport ne kundershtim me ligjin e vetingut, pasi ka dale ne perfundimin se kam kryer deklarim te rreme. Raporti eshte i shtremberuar, nuk jane kryer analiza financiare per te analizuar mungese e burimit te ligjshem. ILDKPKI ne kundershtim me ligjin e vetingut ka perfshire ne hetimin pasuror vellezerit e mi”- ka thene ai.
Raportohet se KPK i ka kerkuar ILDKPKI masat e mara ndaj Arben Neles, por thjesht i eshte bere pershkrim por nuk i ka eshte derguar pergjigje e sakte.
“ILDKPKI nuk ka administruar raportin e kontrollit te kryer ne 2009 dhe ky fakt me ben te dyshoj se raporti eshte i shtremberuar. Ne kushtet kur nuk vihet ne dispoziicon raporti i kryer ne 2009, por dorezohet vetem raporti i 2017 me fakte dhe prova te paqena mendoj se ky akt kontrolli eshte i pavflefshem”- tha ai.
Per apartamentin me siperfaqe 99 m2, pagesa eshte bere ne kesh me 3 mandate, ndersa pjesa tjeter e pageses eshte kryer permes bankes. Pagesa eshte kryer kesh e gjitha, 41,5 mije euro, por po diskutohet vetem shuma prej 25 mije euro. Kjo shume eshte derdhur me pas ne banke nga punonjes te firmes te ndertimit te pallatit ne emer te bashkeshortes.

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008. Në të njëjtin vit Nela është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Nela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



