Fuga: Teza e Gjuhë- Letërsisë me pyetje subjektive: Ai hipi në pemë dhe mblidhte gurë…
Akademiku dhe Profesori Artan Fuga, ndërsa është ndalur sërish tek debati me tezën e provimit të Gjuhë- Letërsisë në Maturën Shtetërore 2020, thotë se nuk kishte vetëm “luhatje në intepretime krejt subjektive, jo vetëm ishte ngatërrestare, por edhe me pyetje naive”.
Me një shënim në facebook, Fuga shkruan se “ky infantilizëm” krijon mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen dhe t’i jepen mundësi të përfitojnë “lloj lloj nxënësish të privilegjuar nga prindërit por që nuk duan të mësojnë!”.
“Teza e gjuhës dhe e letërsisë nuk kishte vetëm luhatje në intepretime krejt subjektive, jo vetëm ishte ngatërrestare, por edhe me pyetje naive si a është përgjigje e saktë : Ai hipi në pemë dhe mblidhte gurë!!! 🙂
Ky infantilizëm krijon mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen dhe të përfitojnë lloj lloj nxënësish të privilegjuar nga prindërit por që nuk duan të mësojnë!
Kështu ne lemë në injorancë fëmijët e kombit dhe japim mundësi që fëmijët e të privilegjuarve që studjojnë jashtë të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim! Kjo politikë është antikombëtare!”, shkruan Fuga
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



