E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furnizonin me DROGE lokalet e Shkodrës/ Kush janë dy “KAPOT” që ranë në grackën e policisë
Lajme

Furnizonin me DROGE lokalet e Shkodrës/ Kush janë dy “KAPOT” që ranë në grackën e policisë

Policia e Shkodres ka vendosur ne pranga dy persona të akuzuar për shpërndarje te lendeve narkotike.

Hidisen Dervishi, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Rei Besho, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Arresti është bërë pas një raportimi nga një qytetar anonim i cili ka raportuar dy personat që shperndanin lendë narkotike në lokale të ndryshme në qytetin e Shkodrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shpërndanin në një lokal lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Me datë 07.04.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë i shtetasit:

Hidisen Dervishi, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Rei Besho, 19 vjeç, banues në Shkodër,

Arrestimi u bë pasi  me datën 06.04.2018 , ora 17:34 në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar anonim, se në një lokal këto shtetas shpërndanin lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit e lartëpërmendur, ku dhe nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa ku rezultuan me peshe 8 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.