Fusha dhe Abazi bashkohen për 900 MLN në pastrimin e plazheve në Jug
Nuk mund të mungojnë aanjëherë tenderat e dyshimtë që institucionet shqiptare u japin oligarkëve. Së fundmi, dy prej “peshqve” më të mëdhenj që kanë përfituar miliona pa fund nga paratë e shqiptarëve, janë bërë bashkë për 900 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Fushën e FUSHA SHPK dhe Arbër Abazin e ALKO IMPEX CONSTRUCTION. Abazi është njëkohësisht edhe nipi i ish-deputetit të PS, Sadri Abazi. Është pikërisht tenderi me numër reference REF-98649-03-18-2024 që i ka bërë bashkë dy oligarkët e tenderave. Paratë kanë dalë nga AGJENCIA KOMBËTARE E BREGDETIT, e cila drejtohet nga Ledion Lako.
Objekti i tenderit është “Loti 2 – Shërbimi i Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë” me një fond limit prej 74,941,236 lekësh të reja pa TVSH, ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Gjithë kjo shumë e madhe parash do të shpenzohet vetëm brenda një afat shërbimi nga 15 Qershor – 15 Shtator 2024, pra për vetëm 3 muaj do të harxhohen gati 1 milion euro nga paratë e shqiptarëve.
Për të bërë sikur gjoja ka patur konkurrencë, në tender është futur edhe një garues tjetër i cili ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë me Fushën & Abazin. Nga praktikat e tenderave të dyshimtë dihet se kur ofertat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën ka dyshime për favorizime të një firme të caktuar.

Fituese natyrisht u shpall oferta e FUSHA dhe ALKO IMPEX CONSTRUCTION për vlerën 74,083,195 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nga ana tjetër dyshimet i shton edhe fakti tjetër se vlera fituese e ofruar nga Fusha dhe Abazi është gati sa 100% e fondit limit të tenderit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



