E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushata antiligjore e Erion Veliajt, Gjykata Administrative i jep të drejtë LSI
Publik News

Fushata antiligjore e Erion Veliajt, Gjykata Administrative i jep të drejtë LSI

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ky vendim vërteton njëkohësisht shkeljet e ligjit zgjedhor, nga ana e kryebashkiakut socialist të Tiranës.

Gjoba u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve. Veliaj u penalizua me gjithsej 75 000 lekë me argumentin, se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, pas një ankese të LSI-së.

Sakaq, vendimi i KAS për ta hequr erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët pretendonin se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.