E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fyerje live nga ‘Vizion +’/ Meta: Nuk do digjet Shqipëria për hallin e nënës së fëmijëve të Sokol Ballës
Politikë

Fyerje live nga ‘Vizion +’/ Meta: Nuk do digjet Shqipëria për hallin e nënës së fëmijëve të Sokol Ballës

A mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?’, ishte fyerja që iu drejtua presidenti Ilir Meta nga Vizion+, televizion që drejtohet nga Sokol Balla.

Dhe përgjigja e Metës ishte e drejtpërdrejtë.

Z. Meta, duke parë diskursin tuaj, si qytetar i këtij vendi, a mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?

Kush është drejtori i Vizion+ … aa Sokol Balla.

Po dua të them diçka, se nuk do të lë që Shqipëria të digjet për hallin e nënës së fëmijëve të Sokol Ballës.

Sepse nëna e fëmijëve të Sokol Ballës është në qeveri apo jo?

Qeveria e Edi Ramës ka fytyrën e Unazës së re, gjenocid ndaj njerëzve. Asnjë recepsionist nuk është ndaluar akoma, me qindra njerëz janë ndaluar atje. Kur të dëshirojë ati, tek Sokol balla, të marrë edhe zonjën Kalavera…

Aty ka gjenocid ndaj atyre banorëve dhe nuk ka aspak drejtësi. As nje sportelist nuk u kap dot, ndërsa atyre qytetarëve po u merren shtëpitë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.