E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gangsteri” që frymëzoi Hollivudin,ekzekutohet në qeli
Bota

“Gangsteri” që frymëzoi Hollivudin,ekzekutohet në qeli

I njohur si ish “gangsteri i Bostonit”, James “Whitey” Bulger, është vrarë në një burg federal të SHBA-ve në Virxhinin Perëndimore, sipas mediave amerikane.

_104104327_gettyimages-644663366

89-vjeçari rapoetohet se, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e sigurisë maksimale, pak pasi u transferua atje nga një burg në Florida.

 

 

Bulger, i cili u dënua në vitin 2013 për 11 vrasje, frymëzoi disa filma bazuar në jetën e tij të errët.

Bulger u kap në Kaliforni në vitin 2011 pas një 16 vitesh në kërkim. Një milionë dollarë ishte shpërblimi i vendosur nga FBI për atë që jepte informacion për 89-vjeçarin, teksa ishte në qeli.

Ish-udhëheqësi i bandës së “Winter Hill” në Bostonin jugor, frymëzoi filmin “Black Mass” me Johnny Depp dhe The “Departed”, i cili fitoi çmimin “Academy Award” për imazhin më të mirë në vitin 2006.

Imazhi prej humanisti

James Bulger, i është afruar shumë njerëzve me ndihma humanitare, duke mos e ditur se kush ishte në të vërtetë. Për vite të tëra, imazhi i tij ishte ai prej të forti, por ai ishte gjithashtu i famshëm pasi u blinte shumë familjeve gjelin e detit për festën e falënderimit dhe ilaçe mjekësore në raste nevoje. Por më vonë reputacioni i tij prej bosi me fytyrë humane u rrënua kur filluan të zbuloheshin kufomat e viktimave të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.