E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për Tiranën, Alimehmeti: Dilni dhe votoni, sot vendoset e ardhmja e qytetit tonë. Përgjigja juaj ndaj përpjekjeve të tyre është vetëm një
Politikë

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Dilni dhe votoni, sot vendoset e ardhmja e qytetit tonë. Përgjigja juaj ndaj përpjekjeve të tyre është vetëm një

Drejtuesi i listës së kandidatëve të koalicionit “BF” për Tiranën, Ilir Alimehmeti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

11bbb04f-7c24-42c0-8871-3059f6da7075

Ai u shpreh se pushtet synon të largojë ata nga qendrat e votimit, por shtoi se njerëzit duhet të vendosin sot për të ardhmen e qytetit.

“Sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetit. Sot vendose e ardhmja jonë. Ka pasur përpjekje, prezencë të punonjësve të bashkisë në qendrat e votimit, ka pasur parregullsi. Të gjitha këto kërkojnë vetën një gjë që njerëzit të mos dalin dhe të votojnë.

Për këto arsye përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një të dilni masivisht dhe të votoni. E ardhmja e familjes tuaj është në dorën tuaj. Dilni dhe votoni masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.