Gardiania bën s*ks me të burgosurin shqiptar, kamera e trupit u nxjerr të palarat
Një ish-oficere burgu në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me burg pasi u zbulua se kishte krijuar një marrëdhënie intime me një të dënuar, episod që u dokumentua aksidentalisht nga kamera e saj personale e shërbimit.
Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, ish-punonjëse në burgun HMP Highpoint pranë Haverhill në Suffolk, u kap duke kryer një akt seksual me të burgosurin Erion Nakdi, 42 vjeç, në një ambient të brendshëm të institucionit. Pamjet u regjistruan nga kamera e vendosur në trupin e saj, e cila kishte mbetur e ndezur.
Sipas gjykatës, marrëdhënia mes tyre nuk ishte e rastësishme. Pinckard, nënë e një fëmije dhe banore në Cambridgeshire, kishte mbajtur kontakt me Nakdin për disa muaj dhe i kishte dërguar atij edhe një kartolinë me përmbajtje personale. Nakdi, shtetas shqiptar, po vuan një dënim prej 16 vitesh për vepra penale të lidhura me trafikun e drogës.
Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur se incidenti u zbulua më 5 korrik 2024, kur një oficer tjetër po kontrollonte pamjet e kamerave për arsye procedurale dhe hasi dy video të regjistruara me disa minuta diferencë. Prokuroria theksoi se ngjarja u zbulua vetëm për shkak të një pakujdesie të vetë ish-oficeres.
Gjykatësi Anthony Cartin deklaroi se shkelja ishte e rëndë dhe e përsëritur, duke nënvizuar se veprimet e Pinckard minojnë seriozisht besimin e publikut te sistemi i drejtësisë penale. Ai shtoi se sjellja e saj kishte shkelur jo vetëm ligjin, por edhe detyrimet themelore të funksionit që ajo mbante.
Pinckard u dënua me 32 javë burg, pasi e kishte pranuar fajësinë në një seancë të mëparshme.
Ndërkohë, Erion Nakdi, i cili u paraqit në gjykatë përmes lidhjes video nga burgu, pranoi gjithashtu posedimin e paautorizuar të një telefoni celular brenda institucionit penitenciar gjatë së njëjtës periudhë. Për këtë shkelje, ai u dënua me 10 muaj burg shtesë, që do t’i shtohen dënimit ekzistues prej mbi 16 vitesh për trafik droge, të dhënë në vitin 2022.
Gjykata bëri të ditur se Pinckard kishte marrë edhe një paralajmërim disiplinor disa muaj më parë, pasi ishte vërejtur se kishte krijuar marrëdhënie të papërshtatshme me të burgosur, paralajmërim që nuk u reflektua në sjelljen e saj të mëvonshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



