E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gati protesta e radhës për gjuhën shqipe, këtë herë në Prishtinë
Bota

Gati protesta e radhës për gjuhën shqipe, këtë herë në Prishtinë

Mbështetja për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po zgjerohet në rajon. Protesta e radhës në solidaritet me kërkesat e tyre do të zhvillohet në Prishtinë, ku pritet pjesëmarrje për të kërkuar të drejtën e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Një nga zërat kryesorë të kësaj lëvizjeje, studenti Mevlan Ademi, ka theksuar se kërkesa e studentëve është e thjeshtë dhe e drejtë: barazi dhe respekt për gjuhën amtare. Ai nënvizoi se reagimi i shqiptarëve në protesta të ndryshme ka treguar qartë unitetin kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar.

Sipas tij, kjo nismë nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të një të drejte themelore. Ai rikujtoi se gjuha shqipe përfaqëson një element thelbësor të identitetit dhe historisë, duke kërkuar që ajo të trajtohet me dinjitet në institucionet arsimore.

Protesta në Prishtinë vjen pas mobilizimeve të mëparshme në Tiranë dhe veçanërisht pas demonstratës së 18 majit në Shkup, ku mijëra studentë shqiptarë nga rajone të ndryshme u mblodhën për të kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Ndërkohë, studentët në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur edhe kërkesa politike, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov. Ata e akuzojnë atë për refuzimin e kërkesës së tyre dhe për mungesë vullneti në garantimin e të drejtave gjuhësore.

Organizatorët kanë bërë të qartë se protestat nuk do të ndalen derisa kërkesat të plotësohen, duke paralajmëruar vijim të mobilizimit qytetar në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.