E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokimi i rrugës drejt aeroportit të Rinasit, procedohen 19 persona
Lajme

Bllokimi i rrugës drejt aeroportit të Rinasit, procedohen 19 persona

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 19 persona në gjendje të lirë, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me bllokimin e aksit rrugor drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet hetimore janë kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë tubimit, disa prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve dyshohet se kanë bërë thirrje për zhvendosjen e protestës nga zona pranë Sheshit Skënderbej dhe godinës së Kryeministrisë në drejtim të Rinasit. Ky veprim ka sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor dhe pengimin e lëvizjes së qytetarëve.

Në përfundim të hetimeve paraprake, është vendosur nisja e procedimit penal për 19 shtetas, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” si dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Po ashtu, gjatë veprimeve procedurale janë sekuestruar dy automjete në cilësinë e provës materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur në kuadër të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e mëtejshëm të procedurave ligjore dhe përcaktimin e përgjegjësive individuale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.