E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gaz edhe mbi gratë shtatzëna/ Zotimi i Bashës: Rama e Lleshaj mbajeni mend! Do të vijë dita për ju
Politikë

Gaz edhe mbi gratë shtatzëna/ Zotimi i Bashës: Rama e Lleshaj mbajeni mend! Do të vijë dita për ju

“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës edhe mbi gratë shtatzëna. Mbajeni mend, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”.

Ky është zotimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, menjëherë pas sulmit të policisë me gaz lotsjellës dhe gaz helmues.

Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e tyre dhe të hyjnë brenda në Parlament.

Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit kanë nisur të shtyjnë efektivët e policisë ndërkohë që Basha ka marrë mikrofonin duke iu drejtuar këtyre të fundit që të mos guxojnë të prekin me duar qytetarët.

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.