E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta e PD i etiketoi  si ‘kukulla të Ramës’, reagon ashpër Astrit Patozi: LUL, luftë doni, luftë do të ketë!
Publik News

Gazeta e PD i etiketoi si ‘kukulla të Ramës’, reagon ashpër Astrit Patozi: LUL, luftë doni, luftë do të ketë!

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi reagon ashpër pas sulmit që i ka bërë atij, Murrizit, Topallit dhe Hajdarit gazeta e PD, Rilindja Demokratike, duke i cilësuar të katërt si “kukulla të Ramës”.

“Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë! Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin”, shkruan Patozi.

“ME KRAHË TË LEHTA, LUL!

1-PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë.

2-Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër.

3-Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj”, vijon koordinatori i Bindjes.

Koopertina e Rilindjes Demokratike:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.